28,04,2024

Labinot Tahiri ndan 1000 euro për dy vëllezër që u dëbuan nga Gjermania (VIDEO)

Must Read

Këngëtari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se do t’i ndajë 1000 euro nga rroga e tij e deputetit dhe do t’ua dhurojë dy vëllezërve që janë dëbuar nga Gjermania, pasi atje po qëndronin pa dokumente.

Tahiri ka postuar një video në profilin e tij në Facebook ku dy vëllezërit tregojnë historinë e tyre.

“Më 03 Prill 2018, në bazë të rrogës sime si deputet që kam, atyre dy vëllezërve do të ua dhuroj (1000 euro). Ato do t’i dhurojë në emrin e të gjithë shqiptarëve, vetëm që të mos i lëmë të dëshpëruar dhe që ta kenë besimin në atdheun e tyre. I lus që me datën 03 prill 2018, le të vijnë para Kuvendit të Kosovës me i marrë paratë, aty do t’ua dorëzoj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img