01,05,2024

Labinot Tahiri: Ma pa hairin AKR-ja, mora vendime të rëndësishme për vendin (Video)

Must Read

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri thotë se është sakrificë e madhe hyrja që ai ka bërë në politikë, mirëpo thotë se këtë e ka bërë për ta ndihmuar popullin.

Tahiri në një intervistë për lajmi.net tregon edhe për momentin kur kuptoi se siguroi votat për deputet dhe emocionet e betimit në Kuvend.

“Ka qenë eksperiencë e mirë gjatë kohës së zgjedhjeve, fushata e sidomos në Prishtinë kur u thërriste emri im prej masës, sigurisht edhe prej publiku dhe të jenë të garantuar se do të marrin shumë gjëra të mira, që qytetarët i duan”, thotë ai.

Ai ka thënë se ia ka pa hairin edhe partia e tij pasi synimi i tij ishte që AKR-ja të dalë fituese dhe kjo është arritur.

Më pas, ai thotë se është privilegj që të jetë pjesë e deputetëve, pasi këtë legjislatur do të merren vendime të rëndësishme për vendin.

Tahiri tregon edhe për vendimet e rëndësishme që i ka marr kur Kosova ishte në ngërç politik, për mos kandidimin e tij për kryetar të Ferizajt, më pas rrëfen për emocionet e tij kur u betua deputet në Kuvendin e Kosovës, marrëdhëniet me kryeministrin Haradinaj e gjëra të tjera interesante i gjeni në intervistën më poshtë. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img