19,11,2024

Labinot Tahiri: Ky virus është politik, ejani të protestojmë. Unë shkoj në burg për juve

Must Read

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar menjëherë pas prezantimit të masave të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nga kryeministri Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka njoftuar se të premten në orën 11:00 do të protestojë në Ferizaj.

“Të premten ora 11:00 para Sheshit te Ferizaj do te dalë në protestë. Ju, pronarë të bizneseve e qytetarë, mos rrini duarkryq, do të falimentoni të gjithë nese lejoni mbylljen totale. Mos keni frik, unë shkoj në burg për ju”, ka shkruar Labi.

Ai u ka bërë thirrje edhe pronarëve të bizneseve dhe qytetarëve të tjerë që të mos lejojnë mbylljen totale.

“Merrni maskat mbrone vetën nese ka virus, dhe se cili e mbajmë përgjegjesinë e jo me na mbyll si miun në kafaz e me u dok si derra pa krye. Unë do të dal e sa dalin qytetarët le ta bartin secili ndëgjegjejen e tyre se lehtë me u anku por me dalë nuk është marre”, ka shkruar Labi.

Postimi i plotë:

Lajmrim!

70 përqind e qytetarëve dhe bizneseve janë kundër mbylljes.

MOS LEJO AS TI!

Të premten, ora 11:00 para sheshit të Ferizajt do të dalë në protestë.

Ju, pronarë të bizneseve e qytetarë, mos rrini duarkryq, do të falimentoni të gjithë nese lejoni mbylljen totale.

Mos keni frik, unë shkoj në burg për ju.

Merrni maskat mbrone vetën nëse ka virus, dhe se cili e mbajmë përgjegjësinë e jo me na mbyll si miun në kafaz e me u dok si derra pa krye.

Unë do të dal e sa dalin qytetarët le ta bartin secili ndërgjegjjen e tyre se leht me u anku por me dalë nuk është marre.

Nuk dal për muzik dhe estradë ajo punë ka mbaruar, por dal se plot pronarë me shkruajnë dhe jam në mbrojtje të qytetarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img