12,06,2025

Labinot Tahiri ka disa fjalë për këngëtarët që bën punë vullnetare, veçon Mozzikun

Must Read

Labinot Tahiri ka disa fjalë për aritstët që po japin ndihmë në Shqipëri.

Ai edhe kësaj radhe është mobilizuar për t’i ndihmuar banorët e Shqipërisë.

Përmes një statusi, ai ka lëvduar Mozzikun dhe këngëtarët e tjerë që po bëjnë punë vullnetare në Shqipëri.

Madje, Labi bën thirrje që kështu të bashkuar të kontribuojnë edhe për rastet e të sëmurëve me kancer e leukemi.

“Bravo Mozzik për punën që po bën edhe pse shumë herë më ke ndihmuar në raste të ndryshme, derisa edhe sot po e tregon vetën në bamirësi. Bravo për shumë këngëtarë të estradës që po bëjnë punën vullnetare e nuk po ndalen. Kështu kam dashur të ju shoh si sot, por, uroj që edhe nesër të vazhdojmë si sot, se në Kosovë e rrethinë, kemi me qindra raste me kancer e leukemi dhe ju duhet sërish ndihmë fëmijëve e të rriturve! Pra mos u ndalni kontriboni, dhuroni se në fund e kuptoni se jeta e tjetrit është e shejtë po aq sa e juaja. Bashkimi i duarve sjell mirësinë që e do ZOTI. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, janë fjalët e Labit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img