03,02,2026

Labinot Tahiri dhuron rrogën e deputetit për Suharekën

Must Read

Gjashtë ditë pas vërshimeve, Suhareka me fshatra për rreth ende është në gjendje emergjente.

Rreth 50 përqind e fshatrave të kësaj komune pësuan dëme materiale. Gjatë kësaj situate u raportua për tetë persona të lënduar, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Aty ka ndërhyrë edhe FSK dhe Kryqi i Kuq. Ndërkohë, është vlerësuar se dëmet materiale nga kjo katastrofë natyrore kanë kaluar shifrën 6 milionë euro.

Për t’iu dalur në ndihmë sadopak banorëve të kësaj komune, deputeti Labinot Tahiri ka vendosur që ta ndaj rrogën e tij të deputetit, e cila është 1700 euro.

Tahiri ishte në vizitë te kryetari i Suharekës dhe vlerëson angazhimin e këtij të fundit për kontributin që ka dhënë si kryetar.

“Unë premtimin e mbajta dhe rrogën time e dedikova për këtë komunë”, shkruan ndër të tjera deputeti Tahiri në një status në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img