21,12,2024

Labinot Tahiri çuditet nga ky veprim i Gjykatës Speciale

Must Read

Labinot Tahiri çuditet nga ky veprim i Gjykatës Speciale Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçicën.

Pas këtij lajmi, ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri Tahiri është shprehur i çuditur pse Gjykata Speciale po fton vetëm çlirimtarët, ndërsa sipas tij, “kriminelët serbë jetojnë të lirë”.

Ai ka thënë se Specialja nuk do ta dëmtojë imazhin e askujt apo emblemën e UÇK-së.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Vatani ( atdheu) im me plot qudira!

Qudi e madhe se si mund të thirrën në kësisoj gjykata vetëm Çlirimtarët, derisa kriminelet serbë jetojnë të lirë e kush nuk i prek!!

Mua nuk më bëjnë përshtypje bindjet partiake apo politike!

Mua nuk më bën përshtypje Liria e Kosovës pa e çmuar Çlirimtarin dhe Çlirimtarët e saj.

I nderuar Z. ELMI REÇICA( Komandant Petriti) Gjykata Speciale, nuk dëmton imazhin e askujt dhe as imazhin tuaj, të familjes apo emblemën e UÇK-së.

Gjykata Speciale është për burrat që iu dolën tradhtarëve përballë, shpijunave dhe Serbisë.

Çfardo synimi që ka dikush në dëm të UÇK-së, apo imazhit tuaj, ju do të mbeteni njeriu që keni sjellur Liri dhe të mira për vendin tonë Kosovë e Shqipërisë.

Kënaqësi për aq kohë sa ishim në Kuvendin e Kosovës dy njerëz nga Ferizaj ynë.

Liri dhe drejtësi për Çlirimtarët.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img