Këngëtari Labinot Tahiri, ka ftuar qytetarët e Ferizajt që të dalin të shtunën në protestë.
Shkak për këtë është mosasfaltimi i rrugës së fshatit Tërrën, dhe ai ka paralajmëruar bllokimin e disa rrugëve të Ferizajt.
Tahiri në protestë e ka ftuar edhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.
Banorët me kanë kërkuaar që të dalim në protestë dhe i lus të gjithë qytetarët e Ferizajt me rrethinë, po ashtu edhe Kryetarin Z Agim Aliun, kryesine e çdo partieee, sepse këtu nuk ka të bëj me merita por me premtimin që nuk po shtrohet rruga!
Ne do ta bllokojmë edhe rrugën Arbër Xhaferi, dhe Babush-Ferizaj!
Më vjen shumë , shumë keq që bëhet hajgare me ata banorë tash e 6 vite.
Unë ju bëj thirrje për ditën e shtune me datë 16 mars 2019!
Ju banorë, më mos ia leni fajin atij apo këtij, por dilni dhe bëni protestë sepse jeni kanë edhe te Ministri edhe te OSHP-ja, por nuk e dini ku është tuj zatet kjo punë, dhe kështu nuk kryhet kurrë.