20,11,2024

Kyçja në autostradë e Ferizajt dhe e Vitisë, çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Haradinajt?

Must Read

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri tani në largim, Ramush Haradinaj, kishte miratuar në muajin Maj të këtij viti, vendimin për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Një kyçje në autostradë për komunën e Ferizajt në Zonën Industriale dhe një për banorët e Komunës së Vitisë, në fshatin Gërlicë.
Por, qytetarët e komunave përkatëse, kanë shprehur shqetësimin se pas vendimit të dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, do të ketë vonesa apo edhe zvarritje të këtyre projekteve.
Edhe sipas Shoqërisë Civile, ndërrimi i qeverisë mund të ngadalësojë realizimin e projekteve në fjalë.
Kjo pasi, sipas tyre, Qeveria në largim ka pasur vullnet që të shtyjë përpara projektet për banorët e komunave të lartcekura, çka nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Qeverinë pas kësaj të Haradinajt.
Këtyre shqetësimeve u janë përgjigjur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Zyrtarja për informim në këtë dikaster, Fillojetë Konjuhi, ka thënë për Plus Tv, se janë në fazën përgatitore për fillimin e punimeve këtë vit, për kyçjen e Vitisë në autostradë, përkatësisht në fshatin Gërlicë dhe tjetra në Zonën Industriale për Ferizajn, siç parasheh vendimin i Qeverisë Haradinaj për ndërtimin e dy kyçjeve të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas saj, pas negocimit me kompaninë “Bechtel Enka”, e cila bazuar në zgjatjen e afatit të kontratës, do ta realizojë këtë projekt, Ministria është në fazën e zhvillimin të procedurave për dy kyçjet e reja në autostradën Prishtinë-Hani Elezit.
“Punët përgatitore dhe një pjesë e ndërtimit pritet të fillojnë gjatë këtij viti, varet se cila do të jetë gati më shpejt, ajo për Viti apo për Ferizajn”, ka thënë ajo. 
Sipas Konjuhit, kërkesa e këtyre dy komunave për kyçje, pritet të ketë kosto shtesë për Qeverinë e Kosovës por ajo tha se ende nuk dihet se sa do të kushtojë.
Deri në fund të vitit 2020, siç është thënë, autostradës Prishtinë – Shkup pos dy kyçjeve do t’i shtohet edhe një mbikalim në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.
” Kostoja e vazhdimit të kontratës dhe ndërtimit të kyçjeve e mbikalimit në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, do të definohet tek pas përfundimit të negociatave me konsorciumin “Bechtel&Enka”, tha Konjuhi, në mes tjerash.
Pak a shumë deklarata të njëjta si këto janë dhënë edhe më herët dhe ende nuk shihet se ka diçka konkrete nga ana e institucioneve, ani pse flitet se punimet nisin këtë vit.
Ndryshe, autostrada “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 65.5 kilometra në fillim ishte thënë se buxhetit të vendit dhe taksapaguesve kosovarë do t’i kushtonte rreth 600 milionë euro, por në fund kostoja e saj ka shkuar në 706 milionë euro, pra mbi 106 milionë euro më shumë sesa planifikimet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img