18,05,2024

Ky është Hashim Thaçi miq, e ndryshon qëndrimin për ushtrinë brenda pak orësh

Must Read

I frikësuar që mos po mbetet në bisht të ngjarjeve, Presidenti Thaçi e ka thyer edhe një rekord të tij personal, e ka ndryshuar qëndrimin brenda disa orësh. Rreth orës 10 të mëngjesit e sulmoi Qeverinë për projektiligjin për ushtrinë, pasdite e “korrigjoi” qëndrimin e tij duke e mbështetur të njëjtin. Në politikë kjo mund të quhet fleksibilitet, ndërsa në jetën reale dyfytyrësi.

Thaçi në mëngjes tha se
veprimet kokë më vete për krijimin e ushtrisë çojnë në izolim. Ndërsa pasdite
tha se gjithçka po bëhet me iniciativë të tij.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin.Për shkak të interesave të ngushta, ndonjëherë elektorale dhe ndonjëherë tjetër ideologjike, lidershipi në Kosovë e ka vonuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. 

Unë vazhdimisht kam qenë konsistent në këtë pikë. Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Me iniciativën time si president, kemi ndërmarrë një fushatë vetëdijesimi, brenda dhe jashtë Kosovës, për të sensibilizuar miqtë tanë për rëndësinë e këtij procesi.Aleatët tanë e dinë që ky proces duhet të përmbyllet pa vonesa. 

Po ashtu, e kemi bërë të qartë që askush, asnjë faktorë i jashtëm, nuk mund të ketë veto në shtetndërtimin tonë. Dua t’ua largoj çdo dilemë: jam pro transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. 

Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për rajonin. Përkundrazi, do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes, sigurisë shtetërore, rajonale dhe globale. Prandaj, në këtë pikë, institucionet e Kosovës flasin me një zë dhe kemi një qëndrim.

Ligji i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të procedohet edhe në Kuvend dhe periudha deri në miratimin e tij duhet të shfrytëzohet nga të gjithë ne për t’i bindur skeptikët e mbetur të këtij procesi. 

Jam i bindur se në koordinim të plotë me SHBA-në dhe aleatët tanë në NATO do ta përmbyllim këtë proces të vonuar, por jetik për Kosovën. HTH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img