29,04,2024

KV Luboteni eliminohet nga garat e mëtutjeshme nga Maccabi Tel Aviv

Must Read

Skuadra ferizajase e ka humbur edhe ndeshjen e kthimit të së 16-s së finales së CEV Challenge Cup, 3:0 në sete (25:19, 25:22 e 25:21).

Ekipi ferizajas u mposht në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj nga skuadra izraelite, Maccabi TEL-AVIV, në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Izraelitët e kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi javë më parë me rezultat të pastër, 3:0 (25:10, 25:12 e 25:20) dhe e konfirmuan kualifikimin në Ferizaj.

Skuadra ferizajase, e mbështetur nga tifozët e saj, bëri gjithçka dhe e tentoi mrekullinë, që ta rikthejë rezultatin e disfavorshëm nga ndeshja e parë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img