03,05,2024

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt shkëputet nga qendra, ndahet nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës

Must Read

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt shkëputet nga qendra, zotohen se kjo do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve rinore e aktivizmi rinor do të jetë edhe me i unifikuar e i përsosur më tej.

Më 12 Qershor  në Seancën  e tretë të Jashtëzakonshme për këtë Legjislaturë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka miratuar Propozim-Vendimin për ndarjen e KRF-së nga KRK.

“Ky Propozim erdhi si rrjedhojë e një procesi të gjatë problemesh që ne kishim evituar në të kaluarën dhe tash, mirëpo jo vetëm. KRF me datën 27 Maj 2021 me konsultim paraprak e diskutim të detajuar në seancën J-02/21 të datës 22 Maj 2021 dhe takimit mes Kryesisë së KRF-së po këtë ditë dhe të ‘Kryesisë së KRK-së’ i kemi propozuar “Planveprimin për situatën KRF-Qendër” thuhet në njoftimin e KRF-së

Megjithëse nga ana tjetër gjatë seancës J-02/21 dhe takimit të lart cekur ishin shprehur për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe kërkonin të i paraqesim këto kërkesa dhe shqetësimet edhe nëpërmjet emailit dhe brenda një dite ata do të na njoftonin rreth vendimit të tyre, një gjë e tillë e cila asnjëherë nuk ndodhi edhe sot pas më shumë se dy jave.

Në planveprim ceken në mënyrë eksplicite procedurat dhe afatet të përcaktuara nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, ku Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt do të vazhdojë tutje. Atëherë sipas vullnetit të shumicës së paraqitur në Mbledhjen e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt, Kryesia sot propozoi shkëputjen nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës dhe ky propozim mori dritën jeshile të Kuvendit. Besim ky unanim nga anëtarët e KRF-së prezent në seancën e sotme thuhet në njoftim të KRF-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img