26,12,2024

Kuvendi i Komunës vendosi që rezervat buxhetore të vitit 2020 të shpërndahen në kategori të ndryshme ekonomike

Must Read

Këtë të hënë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina-Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt të kuvendit. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyçi, para anëtareve të KK-së ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës të cilat ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje drejtorja e financave, Sebahati Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e rezervave buxhetore për vitin 2020. Sipas saj, ky propozim ka ardhur bazuar në shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e rezervave buxhetore të komunave, këto mjete do të ndahen në kuadër të kategorisë së shpenzimeve të rezervave që kanë qenë të parapara për mbulimin e obligimeve eventuale nga Ligji i Pagave në Sektorin publik.

“Meqë ky ligj nuk ka hyrë në fuqi, shfrytëzimi i këtyre mjeteve është rregulluar me nenin 5 të Ligjit për rishikim ku thuhet se rezervat ne buxhetet komunale, me vendim të Ministrit mund të bartën ne kategorinë e pagave dhe shtesave, në varësi nga hyrja ne fuqi e Ligjit Nr.06/L-111 për Pagat në sektorin Publike”, është shprehur drejtorja Ajeti-Sadiku, përderisa ka bërë të ditur edhe bartjen e këtyre rezervave se ku do të bëhen.

“Mjetet rezervë të Komunës së Ferizajt janë 1,990,447.00 euro të cilat do të shpërndahen në kategoritë ekonomike: mallra dhe shërbime, subvencione dhe transfere si dhe për investime kapitale”, ka potencuar drejtorja Ajeti-Sadiku.

Pro këtij propozim-vendimi ishin përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, pavarësisht diskutimeve të shumta që i patën për këtë̈ propozim.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të Komunës, drejtori i Shëndetësisë̈ dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademi, para anëtarëve të Kuvendit, ka bërë propozim-vendimin për daljen ne diskutim publik të Draft Rregullores për Përkujdesjen e fëmijëve, ku edhe ky propozim morri dritën jeshile nga anëtarët e kuvendit që të del në diskutim publik.

Poashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2020.

Diskutim më i gjatë në këtë mbledhje u bë rreth raportit të Auditimit të Komunës së Ferizajt për vitin 2019.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje të tjera të ngritura nga anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img