19,05,2024

Kuvendi i Komunës dha në shfrytëzim afatgjatë parcelën ku do të ndërtohet Spitali i ri Rajonal i Ferizajt

Must Read

Kuvendi i Komunës dha në shfrytëzim afatgjatë parcelën ku do të ndërtohet Spitali i ri Rajonal i Ferizajt

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me ç’rast u diskutua për një varg çështjesh me rëndësi për qytetarët. Rëndësi të veçantë në këtë seancë pati pika për propozim-vendimin për shqyrtimin e peticionit të banorëve të Fshatit të Vjetër të datës 16.05.2018 lidhur me zhvendosjen e varrezave të qytetit si dhe propozim vendimi që për këtë çështje të mbahet diskutim publik më banorët e zonës. Pas diskutimeve të shumta nga anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe kërkesës së opozitës që të shtyhet ky propozim dhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të tokës së komunës, përkatësisht ngastrës kadastrale 188-3 ZK Talinoc i Jerlive, me qëllim ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt, me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit të Komunës u miratuan.

Debat i gjerë në këtë seancë u zhvillua edhe për propozim vendimin e Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të tokës së komunës, përkatësisht ngastrës kadastrale 188-3 ZK Talinoc i Jerlive, me qëllim ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt, që ka një sipërfaqe prej 27842 m2 dhe me afat të dhënies në shfrytëzim për 99 vite pa pagesë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pikë kjo që pas diskutimeve të gjata nga anëtarët e Kuvendit të Komunës dhe kundërshtimit nga opozita, me 22 për, 17 kundër dhe 1 abstenim u miratua nga Kuvendi i Komunës.

Në pjesën e dytë të seancës së Kuvendit të Komunës, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili me një fjalim para anëtarëve të Kuvendit, paraqiti Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019/2021, dokument ky që përmban kufijtë fillestar buxhetor të të gjitha burimeve të financimit, përfshirë grantet qeveritare si dhe planifikimin e të hyrave vetanake për vitin fiskal 2019 si dhe vlerësimet buxhetore për vitet 2020 dhe 2021. Ndër të tjera, kryetari Aliu theksoi se buxheti i Komunës së Ferizajt, ndonëse me një rritje të lehtë, edhe në vitet në vijim do të rëndohet nga obligimet kontraktuale të trashëguara të cilat janë pasojë e një keqplanifikimi dhe që pengojnë këndelljen e financave komunale me qëllim realizimin e projekteve të ndryshme kapitale. Për këto të fundit, Kryetari i Ferizajt,Agim Aliu falënderoi Qeverinë dhe Kuvendin Republikës së Kosovës për mbështetjen e pakursyer që po i japin Komunës së Ferizajt, përmes sigurimit të financimit të projekte të ndryshme të rëndësisë kapitale për Ferizajn.

Çështje të tjera për të cilat u vendos në këtë seancë të Kuvendit të Komunës ishte edhe vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 448-0, 449-0, 978-0 Z.K. Lloshkobare, vendimi për shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 2747-0, 2748-0, 2749-0 Z.K. Ferizaj, vendimi për hedhjen në diskutim publik të Draft Rregullores për të Hyrat Vetanake të Komunës së Ferizajt ku përfshihen taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale, shndërrimi i tokës bujqësore në ndërtimore si dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img