19,05,2024

Kuvendi i Ferizajt jep në shfrytëzim parcelën e mësyer për spital

Must Read

Me 22 vota për, Kuvendi komunal i Ferizajt miratoi sot vendimin për dhënien në shfrytëzim të parcelës në Talinoc të Muhaxherëve, për ndërtimin e spitalit rajonal.
Në arsyetimin e ekzekutivit të Ferizajt që u parashtrua nga drejtori i pronës Sabri Murseli, u tha se me kërkesë të shërbimit spitalor të Kosovës, Spitali i Ferizajt i ka bërë kërkesë Kuvendit Komunal që ta jep në shfrytëzim afatgjatë parcelën në fjalë, për fillimin e realizimit të projektit të spitalit rajonal, të financuar nga qeveria e Kosovës.
Ky vendim u mor pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës në lidhje me bazën ligjore të këtij vendimi, pasiqë, sipas këshilltarit të Vetëvendosjes, Enver Halitit, ky ligj nuk mund te përdoret për ketë qëllim. Sipas tij, ligji në fjalë ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, dhe se miratimi i tij për ndërtim të spitalit paraqet shkelje ligjore. Poashtu Haliti akuzoi drejtorin e urbanizmit se ka nisur procedurën e dhënies së lejes për ndërtimin e spitalit me ligjin për ndërtim, akoma pa u kryer procedurat ligjore për përcaktimin e parcelës në fjalë dhe përkundër asaj se planet rreguluese urbane janë në fuqi.
Këshilltari i PDK -së, Nehat Mustafa, në lidhje me projektin e spitalit, duke kujtuar ditët e para të pasluftës kur u themelua spitali i sotëm i Ferizajt, deklaroi se spitali ka mbetur trashëgimia e vetme e mbetur nga lufta çlirimtare në qytetin tonë, dhe në këtë kontekst ,u bëri thirrje këshilltarëve që ta votojnë këtë vendim. Në thirrjen e tij, Mustafa e shpalosi edhe idenë se nëse, pas votimit Ministria e kthen këtë vendim si të paligjshëm, atëherë drejtorët e urbanizimit dhe të pronës të japin dorëheqje për futje në lajthitje të Kuvendit komunal, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img