27,07,2024

Kushtetuesja zbardh aktvendimin nga i cili serbët e Kosovës duhet të zgjedhin njërin pension

Must Read

 

Këtu përfshihen edhe komunitetet e tjera.

Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin KO95/16, kundrejt parashtruesit të kërkesës, deponuar nga ish Ministri Rashiq, përmes së cilës kërkohej vlerësimi “kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë” të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2015, të MPMS-së.

Pak muaj më parë, deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ish-ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese udhëzimin e MPMS-së, i cili do t’i linte pa pensione bazike pensionistët që nuk jetojnë në Republikën e Kosovës, raporton Periskopi

Udhëzimi administrativ që përcakton procedurat dhe dokumentet për marrjen e pensioneve bazike, ka filluar te ndal pensionet bazike për mijëra pensionistë që jetojnë dhe marrin pensione në Serbi dhe vijnë vetëm për të marrë pensione edhe në Kosovë.

Ky hap i MPMP-së, të drejtuar nga ministri Arban Abrashi, është në kuadër të pastrimit të skemave pensionale dhe skemave të tjera, të cilat janë stërngarkuara me shumë parregullsi dhe në kundërshtim me aktet juridike, një pjesë e të cilave kanë ndodhur pikërisht në kohën sa ministër ishte Nenad Rashiq.

Rashiq e ka ngritur këtë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky hap më herët ishte kundërshtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e kishte konsideruar si të drejtuar kundër pensionistëve që jetojnë në mërgatë.

Sipas përllogaritjeve, pjesa dërrmuese e pensioneve që do të ndalen janë për pensionistët që jetojnë dhe marrin pensione ne shtetet fqinje dhe që vijnë në Kosovë vetëm për të tërhequr pensionet, të cilët disi kanë arritur të bëhen pjesë e skemave pensionale të Kosovë.

“Gjatë ditëve në vijim, pasi edhe nxjerrim pasqyrat financiare, do të njoftoj publikun se sa milion kemi kursyer vetëm përmes këtij udhëzimi, dhe siç kam cekur edhe më herët, çka do që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë për pensionistët tanë”, thotë Abrashi.

14690948_674394972721413_7921179935432514439_n1477421774 92080643_gettyimages-613943922-1

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img