06,05,2024

Kushtetuesja pezullon për tre muaj zbatimin e ligjit për pagat

Must Read

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar për tre muaj zbatimin e Ligjit për Pagat e zyrtarëve publikë, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi nga dhjetori i këtij viti.

Sipas kërkesës së Avokatit të Popullit kundër Ligjit për Pagat, pas ankesave të sindikatave të disa ndërmarrjeve publike në vend, Gjykata Kushtetuese vendosi sot për pezullimin e zbatimit të këtij Ligji.

Kushtetuesja vendosi që të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020 dhe të pezullojë menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit.

Gjykata vendosi njëzëri që: I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Sindikatat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), KOSTT-it dhe Telekomit të Kosovës kishin kundërshtuar Ligjin për Pagat, për shkak të pakënaqësive me koeficientin e pagave të punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve.

Ligji për Pagat ishte paraparë të hynte në fuqi nga një dhjetori i këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img