29,04,2024

Kush është i riu që u plagos në operacionin antidrogë të Policisë

Must Read

Dalin detaje të reja nga aksioni antidrogë i Policisë pasditen e sotme te ‘Don Bosko’, ku një person është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i arrestuar ne Spitalin e Traumës. Policia e Tiranës, duke dhënë informacion mbi aksionin antidrogë, thotë se ka mbetur i plagosur nje 27-vjeçar, i cili quhet Bledar Peci, pas te shtënave ne ajer dhe me pas në drejtim të gomave te automjetit me te cilin lëvizte i dyshuari për trafik droge.

Policia kishte marre informacion se Peci, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në zonën e Don Boskos.

Më datë 01.08.2017 është organizuar puna për kapjen në flagrancë e shtetasit të dyshuar.
Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P. po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos.

Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjetit, ku si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi B. P, i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën. Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjeç

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img