11,09,2025

Kurti prezanton hapjen e fazës së tretë

Must Read

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e Covid-19.

Pas mbledhjes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë, njofton Klan Kosova.

“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”.

“Së pari ne ju falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët edhe kur këto mase kanë qenë rigoroze, me një kulturë qytetarë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe MSH-së dhe këshillat e IKSHPK-së”.

“Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, tash nga dita e nesërme mund të fillojmë më një hapje e cila nuk është absolute”.

“Ajo çfarë po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjet. Pastaj po e bëjnë organizimin për testet e arritshmërisë për klasat 9. Organizimin për testet e maturës për klasën e 12-të”.

“Me 13 mars patëm marrë vendim për t’i mbyllur kufijtë, sot posa shfuqizuam atë vendim dhe në këtë mënyrë i hapim kufijtë e Kosovës, por të gjithë ata që hyjnë obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare”.

“Nga dita e nesërme hapen bare, restorantet dhe kafenetë”.

“Fakti që ne po heqim gjithë këto masa nuk do të thotë se duhet të heqim dorë edhe nga kujdesi. Është e domosdoshme që të gjitha këshillat e IKSHPK-së të jenë të respektuara në plotni dhe t’i ndiqni me vëmendje vendimet e ardhshme të MSH-së”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img