27,04,2024

Kur Kadaj-Bujupi thoshte fjalë të rënda për Vetëvendosjen!

Must Read

donika-kada-780x439_1460802338-8347921

Ish-deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, tanimë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, para afro tri vitesh gjersa ishte në partinë e Ramush Haradinajt, pati thënë fjalë jo edhe të lehta për Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Ajo me bindje të plotë pati deklaruar atë kohë, se VV-ja nuk kishte përvojë politike dhe se e kishte “humbur rrugën në oborr”. Kjo pasi që, VV-ja i pati bërë thirrje AAK-së që të mos hynte në koalicion me PDK-në.

“Aleanca i ka strukturat e veta, e ka kryesinë, këshillin drejtues, i ka degët, i ka njerëzit të cilët në takimet e ndryshme marrin vendime për veten. Prandaj, një përzierje e tillë është më të vërtetë qesharake dhe tregon se këta njerëz nuk kanë përvojë politike dhe e kanë humbur rrugën në oborr”, pati deklaruar për radio kosovën Kadaj-Bujupi.

Ish-deputetja e AAK-së, qe kundërpërgjigjur edhe ndaj Shpend Ahmetit e Glauk Konjufcës, të cilët e patën parë si të arsyeshme “përzierjen” në një parti tjetër.

Me fjalët “është lehtë të jesh komandant pas betejës”, ajo qe kundërpërgjigjur ndaj personave të larcekur të VV-së.

“Është lehtë të jesh komandant pas betejës. Ne e dimë që Aleanca është dëshmuar me kohë, vijat e saj i ka mbajtur çdo herë dhe nuk kemi nevojë për leksione patriotike”, tha ajo. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img