19,05,2024

Kur Edita Tahiri “shqetëson” tërë hierarkinë politike të Serbisë

Must Read

Dokumenti i referohet kushteve të mëposhtme:

– vendosja e kufirit midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë,

– mosndërhyrjes dhe ndërprerja e ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë;

– bashkëpunimin në fushat me interes për të dy vendet,

– reparacionet (dëmshpërblimet) e luftës

Ky dokument u paraqit nga Edita Tahiri të mërkurën në Komisionin parlamentar të Kosovës, dhe dokumenti në fjalë ka “shqetësuar” politikën serbe.

Një burim diplomatik i tha “Tanjug”-ut se Komisioni Evropian ka thënë, se ai ishte një dokument i vjetër që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës dy vite më parë, ai paraqet pikëpamjen se si duhet të jetë dialogu, transmeton lajmi.net.

Është thënë po ashtu se dialogu nuk duhet të ketë ultimatume e sidomos jo tani që janë në qendër të zbatimit disa marrëveshje për të cilat është rënë dakord, dhe se temë e dialogut do të jenë vetëm çështjet për të cilat palët pajtohen se a do të jetë në tryezën diplomatike.

Sipas burimeve diplomatike të “Tanjug”-ut dokumenti i Edita Tahiri është letër “ e vjetër”, dhe ajo e ka “nxjerrë” në dritë për arsye të brendshme politike.

I vjetër apo i ri – pyetja është, pse tani u rishfaq në publik dhe pse një politikan i Kosovës e bëri atë?, dyshon kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

“Kam frikë se deklaratat e tilla, nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemit, por vetëm janë zjarr shtesë për dialogun”, ka thënë Vuçiq pas debatit në mediat serbe se Kosova kushtëzon Serbinë me njohje.

Për këtë, Vuçiq ka biseduar edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini. Ai i është ankuar Mogherinit se “dikush në Kosovë nuk dëshiron të ketë dialog dhe dëshiron poshtërimin e Serbisë”. Dhe jo vetëm Vuçiq, por edhe Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq kanë reaguar ashpër për këtë “dokument”, për të cilin zonja Tahiri ka thënë se nuk është kushtëzim ndaj Serbisë, por projekt ideor për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

“Valles” së reagimive në Serbi nuk i ka shpëtuar as presidenti, Tomisllav Nikoliq, i cili sot ka thënë se Kosova dëshiron ikjen nga përgjegjësia dhe kërkon ndërprerjen e dialogut. Pra, brenda 24 orësh, ministrja për Dialog, Edita Tahiri “rrotulloi” të gjithë hierarkinë politike të shtetit serb. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img