19,11,2024

Kujt t’i besohet?! Daçiq: Thirrjet Kosovë-Serbi do të jenë lokale, Tahiri: Do të jenë ndërkombëtare

Must Read

“Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit nuk e ka njohur Kosovën si shtet, as Kosova nuk ka marrë anëtarësimin, pra Serbia do të kërkojë kodin për zonën gjeografike të Kosovës, derisa thirrjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera në Serbi edhe më tej do të mbetet thirrje lokale (ndërqytete)”, ka thënë Daçiq përmes një deklarate për media.

Sipas tij, mënyra se si është zgjidhur çështjen e “pronës tonë në Kosovë është me rëndësi jetike për Serbinë, për shkak se ajo është e rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të që mbetën pazgjidhura”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, marrëveshja është një tregues për korrektësinë e politikës së Qeverisë së Serbisë, e cila ishte edhe konstruktive në dialog, por edhe e pa kompromis në mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

Ai shtoi se Kosovës i dështuan të gjitha shantazhet dhe ultimatume që kërkoi për më shumë se dy vjet, pasi ajo donte të shembte formimin e komunave serbe.

“Serbia është partner i besueshëm që kujdeset për vendimet dhe fjalët e saj, por nuk lejon që të fyhet nga askush”, përfundoi ai.

Në Bruksel sot, pas tre ditë bisedimesh, është konfirmuar se është arritur marrëveshja për telekomunikacionin midis Kosovës dhe Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se kjo është një epokë e re e Telekomit të Serbisë, si dhe kompania do të jetë në dispozicion në të gjithë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën,  sipas tij vlera e tij në tërësi do të rriten.

Në anën tjetër, ministrja Edita Tahiri tha sonte se thirrjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë ndërkombëtare dhe jo thirrje lokale, siç ka thënë Daçiq.  Kush po e thotë të vërtetën këtu? /Lajmi.net/

Edita Tahiri: Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas do të jenë thirrje ndërkombëtare

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img