24,02,2025

Kujdes në vozitje, mund të merrni gjobë edhe nëse nuk ju ndal policia. Gjobitet qytetari për kundërvajtje në komunikacion

Must Read


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një personi , pjesëmarrës në komunikacion , i cili/e cila , ka kryer kundërvajtje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor , Gjilan-Ferizaj , afër udhëkryqit që qon në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Ferizaj , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajt , falënderon qytetarin që ka dërguar këtë informatë dhe apelon qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img