14,09,2025

Kujdes kur kaloni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, persona të armatosur po dalin në rrugë

Must Read

Policia ka bërë të ditur se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj tre të dyshuar kanë vjedhur para dhe një telefon nga një person

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërkaq viktima ka raportuar në polici se të dyshuarit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

Të dyshuarit kanë vjedhur nga viktima 70 euro dhe një telefon.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 (tre) persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë  marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore./Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img