29,04,2024

Kuçi thotë se do të tërhiqet nga posti i Ministrit të Drejtësisë

Must Read

kuqi

‘Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por, kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, tha Kuçi.

Nënkryetari i PDK’së Hajredin Kuçi ka thënë se Kadri Veseli ka kapacitetin njerëzor, intelektual, moral dhe politik për ta udhëhequr këtë parti politike.

Ai në intervistë për ‘Epokën e Re’ tha se do ta vazhdojë rrugën në të cilën Thaçi dhe të tjerët e sollën PDK’në si parti të parë dhe prijëse të proceseve të rëndësishme për vendin.

Kuçi ka thënë se në garën për kryetar të PDK’së mund të konkurrojë çdo anëtar i saj.

Kuçi ka folur edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë.

Tha se nëse ndodh riformatimi i kabinetit qeveritar, duhet të ndodh në të dyja këndet politike, edhe në PDK, edhë në LDK.

Kuçi ka bërë me dije se më nuk do ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

“Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, tha Kuçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img