06,12,2024

Kuçi: Qëllimi i Qeverisë, ruajtja e pavarësisë së plotë të sistemit gjyqësor

Must Read

Para të pranishmëve, zëvendëskryeministri Kuçi tha se ligji në fjalë nuk paraqet vetëm një ligj që ndryshon procedurat disiplinore për gjyqtar dhe prokuror, por një ligj bazik që ndikon në sistemin gjyqësor në tërësi, në kontekst të ndryshimeve esenciale të balancit të pushteteve si një ndër elementet kryesore të shtet-ndërtimit.

“Me ndihmën e miqve të shumtë kemi arritur të krijojmë shumë institucione dhe tani duhet që t’i mbajmë,  funksionalizojmë dhe të rrisim kualitetin e punës, ta materializojmë ekzistencën e shtetit dhe për këtë, ne duhet ta duam shtetin, duhet të krijojmë një ndjenjë identiteti, duhet të krijojmë atë që Platoni e quan Filozofinë e shtetit dhe ekzistencës”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Më tutje, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se sot po diskutojmë për një ligj shumë unik dhe të ndjeshëm për sa i përket përmbajtjes së normave jo vetëm për efektin që ligji i tillë mund të këtë tek individët në kuadër të sistemit të drejtësisë, por në funksionimin e drejtësisë në tërësi.

“Kur po flasim për ndryshimet ligjore të parashtruara dhe të propozuara në ligjin për Përgjegjësi Disiplinore, ne nuk po flasim vetëm për një ligj, apo për një normë, ne po flasim për një sistem të tërë normash që kanë pasoja të ndërlidhura njëra me tjetrën, e si të tilla, ndërlidhen me shkollën juridike dhe sistemin juridik gjyqësor për të cilin dëshiron të përcaktohet Kosova”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, duke shtuar se  me ligjin në fjalë do të sigurohen masa më të mëdha të sigurisë që shkeljet procedurale të minimalizohen, dhe në rastet kur ato ndodhin, të tillat të ndëshkohen, duke fuqizuar institucionet për marrjen e masave disiplinore.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se është esenciale që para se të finalizohet projektligji, të gjithë akterët e involvuar në proces të jenë të pajtimit se ligji në fjalë i shërben rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit dhe njëkohësisht vazhdon të ruaj pavarësinë e tij.

“Qeveria e Kosovës e ka për qëllim ruajtjen e pavarësisë së plotë të sistemit gjyqësor, por poashtu edhe fuqizimin e llogaridhënies përballë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ta kemi një set normash juridike që rregullojnë këtë ligj dhe në tërësi e rregullojnë edhe sistemin juridik në vendin tonë dhe do të jenë të harmonishëm njëra me tjetrën”, tha zëvendëskryeministri Kuçi./Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img