29,03,2024

Kthehet në rivlerësim tenderi për ushqimin e policisë

Must Read

Policia07-1

Policia e Kosovës kishte hapur këtë tender më 18 mars, ndërsa si kriter ishte çmimi më i ulët. Mirëpo, pas vlerësimit të ofertave tenderi ishte anuluar nga Policia, e kjo kishte shtyrë kompaninë “Shqiponja” të ankohej në OSHP.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësim tenderin për shërbime hoteliere për Policinë e Kosovës, duke miratuar kështu ankesën e kompanisë “Shqiponja”.
Policia e Kosovës kishte hapur këtë tender më 18 mars, ndërsa si kriter ishte çmimi më i ulët. Mirëpo, ky tender pas vlerësimit të ofertave ishte anuluar nga Policia e Kosovës, e kjo kishte bërë që kompania “Shqiponja” të parashtronte ankesë në OSHP.

Me qëllim të dëgjimit të pretendimeve të palëve, OSHP kishte mbajtur seancën dëgjimore, ku përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Abdurrahman Qunaku dhe ai i kompanisë “Shqiponja”, Bedri Nika, kishin paraqitur qëndrimet e tyre.

Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës gjatë seancës dëgjimore tha se tenderin e kishin anuluar me arsyetimin se specifikat nuk kanë qenë të definuara si duhet si dhe çmimet e ofruara nga kompania nuk kanë qenë askund reale me çmimin e tregut.

Në këtë drejtim, ai si shembull kishte përmendur çmimin e fasules me mish, që kompania e kishte ofruar si 250 gramë mish viçi dhe sallatë 150 gramë me çmim prej 1.10, ndërsa çmimet e tregut për një kilogram mish janë 6.99 euro për kilogram.

Ankesa nga Policia e Kosovës për çmim jonormal të ulët kishte edhe në pica, ku përfaqësuesi i saj në seancën dëgjimore të OSHP-së tha se nuk janë specifikuar sasia e kaçkavallit, mishit të pulës apo proshutës, porse ishte caktuar vetëm se pica e vogël do të kushtojë 50 centë.

Gjithashtu, Policia e Kosovës përmend edhe mungesën e sigurimit të objektit nga ndonjë fatkeqësi e që operatori i kaluar e ka pasur në vlerë prej 1 milion euro. Policia pranon se ka ndodhur gabim që nuk është kërkuar ky specifikacion.

Lidhur me këto pretendime, eksperti i autorizuar nga OSHP deklaroi se ankesat për çmimet jonormal të ulëta të ofruara nuk është përmendur në njoftimin për anulimin e tenderit por janë ngritur vetëm në seancën dëgjimore.

Në seancën dëgjimore, përfaqësuesi i kompanisë “Shqiponja” tha se e mbështet mendimin e ekspertit dhe nuk ka se çfarë të shtojë më shumë porse qëndron prapa ankesës së kompanisë.

Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, paneli shqyrtues i OSHP-së vendosi që kompania “Shqiponja” kishte ofertuar në pajtim me dosjen e tenderit dhe se pretendimi i autoritetit kontraktues, në këtë rast Policisë së Kosovës, nuk është në harmoni me Ligjin e Prokurimit dhe për këtë arsye e kthen tenderin në rivlerësim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img