27,12,2024

Kryetari Svarqa viziton fabrikën e brumërave ‘’OREX’’ dhe mpremton më shumë përkrahje për bizneset

Must Read

Ferizaj.05.10.2017. Kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa ka vizituar sot ambientet e fabrikës së brumrvae “Orex” në Ferizaj, prej ku ushqehen çdo ditë mijëra nxënës ferizajas nga një projekt që po financon komuna e Ferizjat tash e disa muaj.

Ai u nda i kënaqur me kushtet që pa brenda duke e vlerësuar si shembull shumë të mirë këtë fabrikë edhe për bizneset e tjera. Kryetari Svarqa shprehu zotimin e tij se do të jetë në përkrahje të bizneseve sa herë të jetë e nevojshme.


“Nga ajo që pamë kemi të bëjmë me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me një higjienë të nivelit të lartë dhe me një punë të përkushtuar sistematike, e cila sigurisht që mundëson edhe ngritjen e gjendjes ekonomike të familjeve të punëtorëve që punojnë këtu.
Unë shpresoj që nga ky proces, përfitues janë jo vetëm nxënësit, por edhe ata që punojnë këtu. Ne do të punojmë edhe më tutje që nxënësit tanë të ndihen të barabartë me moshatarët e vetë, së paku në konsumimin e ushqimit, sepse pushteti duhet të vihet në anën e të varfërve dhe atyre më të dobët ekonomikisht”, deklaroi kryetari Svarqa.
Kryetari i komunës me këtë rast bëri të ditur se komuna e Ferizajt ka në plan që shumë shpejt të fillojë edhe me pagesën e shujtave për nxënësit nga klasa e 6 deri në të nëntë si dhe të sigurojë shujtë ditore edhe për stafin arsimor të shkollave.

Ndërkaq Fabrika e brumërave ‘’OREX’’ në Ferizaj, është fituese e tenderit komunal për sigurimin e shujtave ditore për nxënësit e Ferizajt, prej klasës së parë deri në të pestën dhe ky projekt komunës së Ferizajt i kushton mbi 1 milionë euro gjatë një viti shkollor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img