29,04,2024

Kryetari Svarqa në përkrahje të bizneseve ferizajase.

Must Read

Në hapjen e sallonit të sanitarisë “Bega” shprehu admirimin e tij se bizneset e Ferizajt po rriten e po fuqizohen çdo ditë e më shumë
Ferizajt nga mbrëmë i është shtuar edhe një biznes i sukseshëm që do të kontriboj shumëfish në zhvillimin ekonomik të komunës .
Familja “ Bega” ka zgjeruar aktivitetin e saj biznesor duke hapur solemnisht një sallon të ri sanitarie në afërsi të zonës industrial në fshatin Prelez. Ky biznes ka qenë aktiv për 17 vjet, por tani ka zgjeruar aktivitetin dhe punën në disa mjedise.
Në këtë solemnitet pati kënaqsinë të marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili uroi për hapjen e biznesit të ri dhe përgëzoi pronarin Përparim Bega , një afarisht i suksesshëm për punën e bërë .
Në fjalën e tij kryetari Svarqa tha se po i gëzohet çdo ditë e më shumë zhvillimit ekonomik që po përjeton Ferizaj me biznese të reja e zgjerim të vendeve të punës.
“ Zhvillimi i hovshëm ekonomik që po e prekim çdo ditë na gëzon pa masë prandaj na takon të kujdesemi sa më shumë për zhvillimin dhe modernizimin e bizneseve tona. Kontributi që japin bizneset e Ferizajt është i matshëm dhe çmueshëm nga ana jonë, prandaj unë ju garantoj përkrahje të parezerevë sa herë që të jetë nevoja në shërbimet të cilat lidhen me komunën.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin biznes që ka ide dhe dhe plane të mira në mënyrë që suskeset të jenë sa më të shpeshta si ky sot në familjen Bega. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që ky zhvillim ekonomik nga komuna jonë po ndikon fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë Kosovës” tha një fjalën e tij kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.
Gjatë takimit të mbrëmshëm në hapjen e këtij salloni që shet mjete sanitarie dhe të qeramikës, kryetari Svarqa takoi edhe afaristë të shumtë dhe veprimtarë ferizajas me të cilët ndau kënaqësinë që Ferizaj po shënon arritje të lakmueshme në të gjitha fushat e jetës viteve të fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img