20,06,2025

Kryetari i Ferizajt merr albumin e Mozzik: Një nga të rinjtë më të suksesshëm të komunës sonë

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në Ditën Botërore të Rinisë, ka pritur në zyrën e tij reperin Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, për të cilën tha se është ndër të rinjtë më të suksesshëm.

Këngëtari Aliut ia bëri dhuratë albumin e tij, njofton Klan Kosova.

“Pikërisht sot, në Ditën Botërore të Rinisë, prita një nga më të suksesshmit të rinj ferizajas, që ndoqi ëndrrën e tij e zhvilloi talentin, e që sot adhurohet nga mijëra të rinj”.

“Gramoz Aliu (Mozzik) më bëri dhuratë albumin e tij më të ri muzikor, që mishëron suksesin e tij edhe jashtë kufijve tanë. Shembujt e suksesit dhe insistimi në realizimin e ëndrrave meritojnë t’i çmojmë e duartrokasim. Urime të rinj, Ditën Botërore të Rinisë! Urime Mozzik – albumin më të ri!”.

Mozzik para pak ditësh organizoi një turne për shpërndarjen e këtij albumi duke mbledhur shumë persona kur një gjë e tillë ndalohet nga institucionet në kohë të pandemisë. Kryesisht, fansat e tij që dolën ta prisnin në disa qytete të Kosovës ishin fëmijë që nuk zbatuan masat e rekomanduara për mbrojtjen e shëndetit publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img