18,05,2024

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, kërkon efikasitet në përfundimin e lëndëve të vjetra

Must Read

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, sot ka mbajtur kolegjium me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Degët e saj.

Në takim kryetari Tahiri, ka prezantuar raportet individuale të gjyqtarëve dhe raportin e përgjithshëm të gjykatës, për periudhën e tremujorit të III-të, të vitit 2021.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i rasteve të vjetra në Gjykatë dhe rritja e efikasitetit të punës së gjykatës në zgjidhjen e sa më shumë rasteve.

Kryetari Tahiri, me këtë rast kërkoi nga gjyqtarët që të vazhdojnë procedimin e lëndëve në përgjithësi, e në veçanti që të procedohen lëndët e vjetra, në mënyrë që të rrisim efikasitetin në përfundimin e këtyre lëndëve dhe të arrihen rezultate pozitive edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img