27,07,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu uron 242 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Must Read

Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është festë e gjithë popullit shqiptar, ekzistencën e së cilit e mbrojtën dhe promovuan burrështetas amerikan.

Sot, mora pjesë në ceremoninë e festimeve për 4 Korrikun që u organizuan në Kampin Bondsteel. Falënderoj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Greg Delawie për mikpritjen dhe bisedën e këndshme që zhvilluam, kolonelin amerikan në Kampin Bondsteel Nick Ducich si dhe gjithë stafin për pritjen e organizuar.

Ferizaj dhe ferizajasit janë me fat që kjo superfuqi botërore ka vënë themel në territorin e saj përmes Kampit Bondsteel.

Mirënjohje e përjetshme kontributit të burrështetasve amerikan dhe forcave të armatosura amerikane përgjatë gjithë etapave historike nëpër të cilat kaloi populli shqiptar, veçanërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në cilësinë e Kryetarit të Ferizajt dhe personalisht përcjell urimet më të mira qytetarëve tanë dhe popullit mik amerikan.

Populli i Kosovës është i bekuar me miqtë e saj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Urime 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img