04,12,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim karateistët ferizajas që u kthyen me 10 medalje nga turneu ‘’Turkish Open 2018’’

Must Read

Gjatë ditës së sotme i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim karateistët e Klubit të Karatesë, ‘Sharri”, pas ardhjes së tyre nga Turqia ku fituan 10 medalje në Turneun Ndërkombëtar “Turkish Open 2018”.

Me këtë rast, kryetari Aliu, ka falënderuar këta sportistë që po arrijnë suksese të shumta në sportin e karatesë, duke ofruar edhe mbështetjen e nevojshme të Komunës së Ferizajt për këtë klub.

Kryetari Agim Aliu, po ashtu ka uruar edhe karateistin, 17 vjeçarin, ferizajas Altin Maloku, i cili arriti të fitoj medaljen e artë në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë të mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 40 shteteve të botës.

E nga ana tjetër, trajneri i Klubit të Karatesë “Sharri”, Shemsi Shaqiri, ka falënderuar kryetarin Agim Aliu për pritjen e bërë duke thënë se të gjitha këto suksese ia dedikojnë Komunës së Ferizajt. Ai po ashtu e ka njoftuar Kryetarin e Komunës që 7 karateistët e këtij klubi kanë fituar 10 medalje në këtë turne.

U bë e ditur se në Turneun Ndërkombëtar “Turkish Open 2018” që u mbajt në Turqi ditë me parë, Kosova është paraqitur me 34 garues, duke arritur të renditet e dyta në bazë të medaljeve të fituar, me gjithsej 18 medalje, prej tyre 5 të arta, 6 argjendta dhe 7 të bronzta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img