Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjen Rexhepi dhe gazetarët për vdekjen e gazetarit dhe ekonomistit ferizajas, Ibrahim Rexhepi

By FerizajPress

October 08, 2018

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Lajmi për vdekjen e parakohshme të gazetarit shumëvjeçar dhe ekonomistit të dalluar nga Ferizaj, Ibrahim Rexhepi na pikëlloi të gjithëve.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime familjes Rexhepi, kolegëve të tij të profesionit, të njohurve dhe mbarë shoqërisë, duke e vlerësuar lartë angazhimin e gazetarit dhe ekonomistit Rexhepi si zë i mirëartikuluar i ekonomisë dhe analist me peshë në formimin e opinionit publik.

Ngushëllime! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!