27,11,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu merr vendim: Lirohen nga pagesa e qirasë së pronës komunale bizneset ferizajase gjatë pandemisë. Komuna e Ferizajt krijon Pakon e Masave Mbështetëse për Bizneset

Must Read

Situata me pandeminë e virusit COVID-19, po shkakton dëme të mëdha në mesin e bizneseve. Veçanërisht kjo vërehet më të shumti në Komunën e Ferizajt ku numri i bizneseve është tejet i madh.

Për t’i dal në ndihmë konkrete e direkte bizneseve ferizajase, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar kompetentët e fushës së financës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në krijimin e Pakos së Masave Mbështetëse për Bizneset. Këto masa nënkuptojnë harmonizimin e veprimeve, përkatësisht lirimin nga qiratë komunale dhe ngarkesat e tjera të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.

Ky veprim, për lirim nga pagesat për bizneset sipas kësaj rregullore, përkatësisht për qiratë në prona komunale, duke mbuluar kështu të gjitha veprimtaritë ekonomike, është hapi themelor e direkt që Komuna e Ferizajt po merr në bazë të kompetencës së saj në ndihmë veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në territorin tonë.

Ditëve në vijim, do të filloj aplikimi i këtyre masave përmes Drejtorisë së Financave dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik pranë administratës së Komunës së Ferizajt. Pako e zgjeruar dhe e detajuar do të prezantohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img