03,05,2024

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismaili vizitoi UShAF

Must Read

Ferizaj.31.01.2018. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismaili, i cili është edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Rektori Bajraktari shprehu mirënjohje për vizitën e kryetarit Ismaili dhe e informoi atë për veprimtarinë e UShAF që nga themelimi si institucion i arsimit të lartë e deri më tani, sfidat dhe të arriturat gjatë viteve si Universitet, kushtet dhe programet e studimit që ofron, si dhe interesimin e madh të të rinjëve të Kosovës dhe më gjerë për të studiuar në këto programe.

Po ashtu, rektori e informoi kryetarin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me kompanitë vendore, si dhe ndihmën që i bëjnë këto kompani Universitetit përmes Bordit Industrial në zhvillimin e planprogrameve.

Ndërsa, kryetari Ismaili u nda i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimin e UShAF dhe premtoj mbështetje për Universitetin nga ana e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img