03,05,2024

Kryetari i AKK-së, Agim Aliu vizitoi komunën e Pejës dhe Gjakovës

Must Read

Kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, kanë pritur në takime pune të ndara, delegacionin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) me Kryetarin z.Agim Aliun dhe Drejtorin Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi.

Në këto takime u bisedua për aktivitetet e AKK-së në përkrahje komunave dhe projektet e ndryshme të zhvilluara nga Asociacioni në shërbim të Komunave të Kosovës.

Temat kryesore të takimeve ishin Granti i Katërt për Komunat, problemet e Komunave në zbatim të Kontratave Kolektive, Ligji për prokurim publik etj.

Poashtu në këto takime janë biseduar edhe për preokupimet e pushtetit lokal dhe iniciativave tjera ligjore në nivelin qendror e të cilat afektojnë në punën e Komunave.

Temë e këtyre takimeve të ndara ishte edhe koordinimi i pushtetit lokal me nivelin qendror për të bashkërenduar aktivitetet mes dy niveleve të qeverisjes e në shërbim të qytetarëve tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img