02,05,2024

Kryetari Aliu zotohet për transparencë dhe llogaridhënie në kontratat me operatorët ekonomik

Must Read

Kryetari Aliu zotohet për transparencë dhe llogaridhënie në kontratat me operatorët ekonomik.
Kërkon mirëkuptimin e tyre për mos rënduar buxhetin komunal duke shmangur pagesën e kamatës prej 8% në procedura përmbarimore ndaj komunës

Këtë të mërkurë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti – Sadiku dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, kanë pritur në një takim operatorët ekonomik të qytetit tonë. Me këtë rast, kryetari Aliu, është shprehur se jo rastësisht është thënë, se bizneset janë partnerët e ndërtimit të shtetit, dhe sipas tij kështu vazhdon të mbeten partnerët e ndërtimit të shtetit.

Ai tutje është shprehur se Ferizajt, i është dashur një qeverisje transparente dhe i duhet, edhe një bashkëpunim korrekt dhe disiplinë me të gjithë operatorët ekonomik. “Ferizajt i duhet një qeverisje që ka bashkëpunim të mirë me secilin qytetar, por edhe me juve si operatorë dhe qeverisja jonë është e gatshme për ta dëshmuar në secilën ditë të punës së vet, se kështu do të jetë, do të jetë një qeverisje transparente me disiplinë dhe korrektësi të raporteve ndaj jush dhe ndaj qytetarëve, por njëkohësisht duhet një marrëdhënie reciprociteti që edhe ju të jeni me ne në marrëdhënia të tilla. Ju gjithmonë do të keni të hapur derën e Kryetarit të Komunës për çfarëdo çështje, ajo çfarë e kam thënë gjatë prezantimit tim elektoral është përgjegjësia që kam marr, zotimi im se unë do të bashkëpunoj me secilin qytetar, secilin subjekt, person fizik apo juridik, në këtë rast edhe me operatorët ekonomik në komunikim të drejtpërdrejt me mua. Unë nuk i pranoj ndërmjetësit, unë nuk i pranoj sekserët dhe ju e dini shumë mirë këtë punë dhe ju siguroj transparencë maksimale”, ka thënë kryetari Aliu.

Numri një i Ferizajt në këtë takim me operatorët ekonomik është ndalur edhe tek cilësia e punimeve që bëhen në projekte të shumta të komunës sonë. “Por punët, angazhimet që do t’i fitoni, do të jenë rezultat i kushteve dhe kritereve, pra do të ketë transparencë maksimale nga ana ime dhe nuk do të keni nevojë të paguani asgjë joligjore, është në përgjegjësinë tuaj të drejtpërdrejt që nga sot e tutje, nëse bëni ju pagesa joligjore. Kryetari i Komunës ka ardhur këtu që të jep një shembull tjetër të qeverisjes, të kthej besimin në institucione, mbi bazën e punës dhe transparencës, prandaj ju punoni, veproni mbi bazën e këtij komunikimi dhe unë nuk dua të kem ndërmjetësues në këtë komunikim, ju do të fitoni gjithçka mbi bazën e ligjit, dhe kush është mirë me ligjin është mirë edhe me mua, gjërat tjera janë në përgjegjësinë tuaj”, është shprehur kryetari Aliu, duke thënë se kualiteti i punimeve duhet të bëhet mbi bazën e kontratës dhe mbi bazën e çmimit të ofertuar.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur se komuna ka obligime të shumta ndaj operatorëve ekonomik dhe ai borxh kap shumën rreth 11 milionë euro – borxh direkt, që llogaritet mbi bazën e kontratave të viteve 2017-2018-2019 dhe është rreth 31 milionë.

“Nëse ne dekorohemi, unë kërkoj nga ju mirëkuptim maksimal që asnjë pagesë që ne e kemi obligim, mos ta dërgoni tek përmbaruesit. Kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj që mos t’i dërgoni lëndët në përmbarim.
Ajo çfarë ne ju ofrojmë është që ju të komunikoni me drejtorin e infrastrukturës dhe drejtoreshën e financave dhe me mua, që borxhi që kemi ndaj jush, ne ta
ri programojmë,ne do të zvogëlojmë fatkeqësisht projekte që janë në vitin 2018 dhe ato shuma duhet t’ju paguajmë juve, nuk dua që ju të keni ecuri jo të mira financiare në kompanitë tuaja, por ajo çka po kërkojë nga ana juaj, që të na shmangni nga pagesa prej 8% prej kamatave që na vijnë nga përmbaruesit”, ka potencuar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img