22,12,2025

Kryetari Aliu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, uron gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit

Must Read

Në Festën e Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, drejtorë të drejtorive komunale dhe bashkëpunëtorë tjerë vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj ku u pritën nga drejtuesit e klerit fetar myslimanë në Ferizaj, në krye me kryetarin e KBI në Ferizaj, Bujar Hasani.

Në këtë ditë feste, bashkimi dhe solidariteti mes njëri-tjetrit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu uroi krerët e Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe gjithë besimtarët myslimanë në Ferizaj në Festën e Fitër Bajramit.

“Rrugëtimi i sakrificës në muajin e bekuar të Ramazanit, lutjet dhe agjërimi juaj, qoftë i pranuar. Me zemrën plot, për më shumë dashuri e solidaritet mes njëri-tjetrit, begati në sofrat tuaja dhe ngrohtësi në buzëqeshjet tuaja, me fat Festa e Fitër Bajramit! Bekimet dhe mirësitë e Zotit qofshin me ju!” tha kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img