28,04,2024

Kryetari Aliu priti në takim drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Must Read

Ferizaj..1.03.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës. Në këtë takim janë diskutuar një varg projektesh që synohen të realizohen bashkërisht mes dy institucioneve si dhe promovimit të sportit të çiklizmit.
Drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës uruan kryetarin Aliu për mandatin qeverisës katër vjeç, duke shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe projekte që do të avanconin këtë sport edhe më tutje në nivelin lokal.

Avni Nuha, Kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës me këtë rast u shpreh “Në Ferizaj është i zhvilluar ky sport, për fat kemi edhe kampion të rangut ndërkombëtar në këtë sport dhe bashkë me kryetarin Aliu jemi optimist të realizojmë planet e përbashkëta për zhvillimin e sportit në përgjithësi, e çiklizmit në veçanti”.

Në anën tjetër, kryetari Aliu falënderoi drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës për vizitën dhe ofrimin e bashkëpunimit. Ndër të tjera, kryetari Aliu u shpreh se pjesë e platformës së tij qeverisëse është edhe zhvillimi dhe masivizimi i sportit lokal, në këtë rast edhe çiklizmit dhe se investimet në këtë fushë do të jenë të natyrës infrastrukturore përmes ndërtimit të shtigjeve për çiklistë por edhe mbështetjes, fuqizimit dhe organizimit të garave dhe aktiviteteve tjera sportive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img