18,06,2025

Kryetari Aliu priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë – Jozsef Bencze

Must Read

Kryetari Aliu priti në takim Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë – Jozsef Bencze, ku u diskutua projekti për trajtimin e ujërave të zeza si dhe projekte të tjera

Një delegacion i Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, prirë nga Shkëlqësia e Tij, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, Krisztina Szabo – atashe për ekonomi dhe tregti dhe Mirdita Bicaj zyrtare në këtë Ambasadë u pritën, mëngjesin e sotëm në takim nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me drejtoren e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku si dhe anëtari i Kabinetit të Kryetarit – Albion Sherifi.

Tema bosht i diskutimit në këtë takim ishin investimet në fushën e trajtimit të ujërave të zeza, me ç’rast Repulika e Kosovës dhe ajo e Hungarisë kanë një marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës sigurohet kredia e butë për ndërtimin e kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza. Nisur nga ky fakt, Komuna e Ferizajt është ndër përfituesit më të mëdhenj në këtë fushë, që ka bërë që përmes këtij projekti, bashkëpunimi të ofrohet në planin afatgjatë zgjidhje për problemin e ujërave të zeza.

Kryetari Aliu njoftoi Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin Bencze për detajet sesi është implementuar ky projekt e synimet e së ardhmen në këtë drejtim. Ai njëkohshëm falënderoi këtë të fundit për kontributin e Hungarisë në zgjidhjen e një problem të madh për komunat siç është problemi me ujërat e zeza.

Shkëlqësia e Tij, Ambasadori Bencze tha se vendi që përfaqëson është i interesuar të shtyej këtë projekt përpara me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve në këtë drejtim. Ai shtoi se vendi i tij, vazhdueshëm ka përkrahur nisma të tilla jo vetëm në këtë fushë pore dhe të tjera siç është ajo me përkrahjen e studentëve të Kosovës me bursa – gjë të cilën, autoritetet hungareze synojnë ta rrisin si përkrahje.

Me shpjegimet detale mbi projektin, fazat në të cilat ai ndodhet ku parashihet ndërtimi i kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin Bencze për lajmet e mira që i solli Ferizajt, interesimin e vullnetin e tij që ta shtyej përpara këtë projekt pore dhe gatishmërinë që të bashkëpunoj në projekte të ardhshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img