19,11,2024

Kryetari Aliu priti KFOR-in britanik, diskutohet situata e sigurisë në Ferizaj

Must Read

Bashkëpunimi me KFOR-in në koordinimin e veprimeve dhe angazhimin në dobi të sigurisë së qytetarëve mbeten agjendë e qeverisjes lokale të Ferizajt.

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me këshilltarin e tij, Albion Sherifi pritën në takim dy ushtarakë nga KFOR-i britanik në Kosovë.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë në nivelin lokal, pandemia e virusit COVID-19, menaxhimi i saj në nivelin lokal, vështirësitë që ka shkaktuar në ekonominë lokale si dhe tema të tjera të sigurisë së përgjithshme.

Kryetari Aliu bëri një përmbledhje të gjerë gjithë situatës së sigurisë, duke njoftuar edhe për hapat e ndërmarra nga shtabi lokal në adresimin e nevojave të qytetarëve dhe bizneseve gjatë pandemisë. Ai tutje, shtoi se Shtabi Emergjent Lokal ka ndërmarrë një varg masash lokale, përveç masave të propozuara nga niveli qendror për mbrojtjen nga COVID-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img