Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me këshilltarin, Ardian Sejdiu, pritën në takim, humanistin e përmasave mbarëkombëtare, Halil Kastrati, i cili me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kishte vendosur t’i dhuroj 100 pako ushqimore e higjienike për familjet skamnore në Ferizaj.
Nikoqiri, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se kjo mbështetje nga humansti Kastrati nuk ka munguar asnjëherë në Ferizaj, e për të cilën e falënderoi përzemërsisht.
Në anën tjetër, mysafiri, humanisti Kastrati tha se kjo mbështetje në Ferizaj është kaherë aktive dhe se do të vazhdoj. Ai tutje përgëzoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu i cili gjithmonë, porse veçanërisht gjatë kësaj pandemie, ka dëshmuar kujdesin për të varfërit e nevojtarët ferizajas.
Ajo që ka rëndësi të jashtëzakonshme për familjet skamnore në Ferizaj, është se nga ky takim rezultoi dakordimi që pas pandemisë të nis ndërtimi i dhjetëra shtëpive për rastet sociale, familjet skamnore në Ferizaj.
Pakot me ushqime e preparate higjienike të dhuruara sot, do të shpërndahen këto ditë bazuar në listat e përpunuara nga kompetentët e sektorit të mirëqenies sociale.