17,01,2026

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Krasniqi nga Rahovica

Must Read

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në mërgim, dje në një aksident në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në Zvicër.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt, miqve e të njohurve të të ndjerëve.

“Mbrëmë morëm lajmin e kobshëm për vd ekjen tra gjike të bashkëatdhetarëve tanë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt. Ata po bënin rrugën e kthimit nga vendlindja ku tra gjedia i mori jetën në moshë të re, prindit e familjarëve të kësaj familje. Në emër të qytetarëve të Ferizajt, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve e të njohurve të të ndjerëve” përfundon telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img