17,11,2024

Kryetari Aliu mobilizoi kryetarët e fshatrave e lagjeve: shpërndani mesazhin e shmangies së daljeve, njoftoni rastet e dyshimta

Must Read

Gjendja e emergjencës së shëndetit publik, si rrallë Komuna tjera, ka mobilizuar Komunën e Ferizajt. Është kreu i kësaj komune, njëkohësisht edhe kreu i Shtabit Emergjent, Agim Aliu që në baza ditore bashkë me profesionistët e fushës, po bën analizën e gjendjes dhe po ndërmerr veprime konkrete në parandalimin e paraqitjes e përhapjes së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i.

Për këtë sot, i pari i Ferizajt, Agim Aliu vendosi kontakt me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve që të ndikojnë në shpërndarjen sa më masive të mesazhit për shmangien e lëvizjeve e daljeve të shpeshta dhe njoftimin me rastet, potencialisht të dyshuara e kryesisht bashkëqytetarëve të ardhur nga shtet europiane me risk të lartë të epidemisë.

Mesazhi i plotë i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, drejtuar kryetarëve të fshatrave dhe bashkësive lokale:

Të nderuar Kryetarë të Fshatrave dhe Bashkësive Lokale!

Duke marr shkas nga gjendja emergjente në të cilën ndodhemi si rrjedhojë e virusit COVID-19 i njohur si CoronaVirus-i, dua t’u parashtroj dy njoftime e kërkesa të rëndësishme për ju:

1. Ju lutem ta shpërndani në gjithë lokalitetin që ju përfaqësoni, mesazhin se duhet të shmangen lëvizjet e panevojshme, daljet e shpeshta si dhe t’u kërkoni banorëve respektimin e udhëzimeve të Qeverisë si masa mbrojtëse  dhe

2. Të njiheni me bashkëfshatarët, bashkëqytetarët në zonën tuaj, apo mysafirët e ardhur nga shtetet europiane me rrezik të lartë nga kjo pandemi siç është Italia, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera. T’i kërkoni atyre te vetizolohen për 14 ditë në mënyrë që të mos përhapin eventualisht këtë virus tek të tjerët, si dhe t’i kontaktoni autoritetet shëndetësore për çdo rast të dyshuar.

Kërkojmë nga ana juaj, me kujdes e pa panik, të menaxhoni këtë situatë në zonat tuaja si dhe për çdo rast të dyshuar të na njoftoni përmes sms-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img