05,05,2024

Kryetari Aliu me bashkëpunëtorë, vizituan kampin “Bondsteel” në Sojevë ku janë vendosu shtetasit afgan

Must Read

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Lulzim Aliu dhe Drejtori i Arsimit Afrim Llabjani kanë vizituar shtetasit afgan që janë të vendosur në kampin “Bondsteel” në Sojevë.

Aliu me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e bashkëveprimit, si në aktivitete kulture ashtu edhe në sesione arsimore dhe nevojave tjera për këtë komunitet.

Këtë Aliu e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Aliu

Një vizitë të veçantë, të përzemërt e që do të më ngelet në kujtime, pata sot në Kampin “Bondsteel” ku vizitova shtetasit afganë.

Drejtuesit e mbikqyrësit e kampit, kishin organizuar lojëra të ndryshme, ekspozitë pikturash e muzikë, bashkë me aktivistë nga “Mural Fest”, ku u shpalos talenti artistik i afganëve të të gjitha moshave në këtë kamp.

Bëra të qartë gjithashtu, se jemi gati, të bashkëveprojmë, si në aktivitete kulture, ashtu edhe për sesione arsimore e çfarëdo nevojë që ka ky komunitet, për të cilat jemi vullnetplotë, me gjithë kapacitetin tonë, të japim kontributin tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img