Ferizaj.27.08.2018. Vendimi i publikuar në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme, se nëpër klasa të shkollave të mesme nuk do tê jetë më i madh se 28 nga kryetari Agim Aliu nuk do të pësoj ndryshime.
Këtë edhe njëherë e ka konfirmuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për Ferizajpress.
“Numri 28 nxënës nëpër klasa nuk do të ndryshoj. Është një vendim që e kam marrë me stafin tim dhe do ta respektojmë me çdo kusht. Ky vendim ka për qëllim që nxënësve tu ofroj mundësi për një mësim cilësor dhe kushte më të mira. Për këtë bëjë apel te të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa u regjistruar në afatin e parë të provojnë të regjistrohen atje ku ka vende, sepse ende ka vende të lira dhe profesione shumë atraktive” ka thënë Aliu.
Ndryshe vendimi i kryetarit Aliu ishte një reflektim ndaj traditës së mëhershme, ku nëpër klasa kishte edhe nga 55 nxënës, që ishte larg mundësive të zhvillimit të mësimit normal.
Must Read