19,04,2024

Kryetari Agim Aliu mirëpret klubin futbollistik FC Kastrioti nga Gjermania

Must Read

Kryetari Agim Aliu, sot ka mirëpritur  klubin futbollistik FC Kastrioti nga Gjermania, klub ky i përbërë nga futbollist shqiptarë  të cilët jetojnë në Gjermani.

Kryetari i klubit FC Kastrioti, Bekim Beqiri u shpreh falënderues për  pritjen dhe tregoi më shumë rreth themelimit të klubit.

“Ndihemi shumë mirë që pas disa vitesh jemi në Ferizaj si klub. Është hera e parë që jemi si ekip komplet  në një lojë miqësore. Në këtë klub shumica e lojtarëve janë nga Ferizaj, klub ky që është formuar në vitin 1993. Jemi një klub i madh ku përfaqësohen të gjitha grupmoshat”  ka thënë  kryetari i klubit FC Kastrioti, Bekim Beqiri.

Ndërsa kryetari Agim Aliu tha se ndihet krenarë dhe i kënaqur që këta djem po përfaqësojnë shtetin e Kosovës  në Gjermani në mënyrën më të mirë.

Aliutha se kjo është mënyra më e mirë që me anë të suksesit të këtyre  djemve dhe shumë bashkatdhetarëve  të tjerë të depërtojmë në botë.

“Një moment i veçantë ishte sot, takimi me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, e që nga viti 1993, kanë themeluar klubin e futbollit FC “Kastrioti”, duke mbajtur njëkohësisht turneun me pjesëmarrjen më të madhe të shqiptarëve atje, me emrin e Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna. Krenar me sukseset e ferizajasve e talentin e të rinjve shqiptarë në futboll, që me punën e tyre, shpejt do të ngjisin majat e futbollit evropian. Bashkë me drejtoren e Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe Kryetarin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”, Lulzim Abazi, hodhëm sot, një hap drejt bashkëpunimit e shkëmbimeve mes dy klubeve të ferizajasve, për të marr më të mirën nga njëri-tjetri” ka thënë Aliu.    

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img