Të dashur bashkëqytetarë!
Frika është panevojshme, mirëpo kujdesi është i domosdoshëm. Ne po bëjmë shumëçka nga veprimet që shëndeti juaj të mos rrezikohet nga virusi COVID-19, andaj na ndihmoni edhe ju, tejkalimin më të lehtë të kësaj vale virusi.
QËNDRONI NË SHTËPI! Kështu mbroni veten, gjyshërit, babanë e nënën, motrën e vëllain, gjithë familjen edhe shoqërinë!
Bashkëatdhetarët e ardhur nga shtete europiane e të tjera këto ditë, LUTEN të mos dalin, të ndjekin udhëzimet e shtetit e të mbrojnë shëndetin vetanak, familjar e kolektiv.
Mjekët e infermierët, policët e gazetarët dhe gjithë të anagazhuarit tjerë meritojnë duartrokitjen e gjithësecilit. LEHTËSOJANI PUNËN E DËGJONI udhëzimet që ata po japin çdo orë, për shëndetin tuaj!
Ne jemi në krye të detyrës, Ferizaj është plotësisht nën kontroll e i mobilizuar. Asnjë frikë e plot kujdes. Ju, bashkëqytetarë e keni në dorë tejkalimin më të lehtë të kësaj gjendje.
QËNDRONI NË SHTËPI!