A P E L
Bashkëqytetarë, tash kur në çdo orë po shtohen rastet e prekura me CoronaVirus e do të shtohen ditëve në vijim, ju lutemi për shëndetin tuaj e të familjes tuaj e pastaj mbarë shoqërisë:
– MOS DILNI – Qëndroni në shtëpi, mos dilni përveç për nevojat e domosdoshme për furnizim ushqimor dhe atë vetëm një anëtar i familjes;
– MERRNI MASAT mbrojtëse higjienike, dezinfektoni hapësirat e banimit;
– SHMANGNI me çdo kusht kontaktet me familjarët e miqtë e ardhur këto ditë nga mërgata;
– TË VETIZOLOHEN detyrimisht të ardhurit nga mërgata këto ditë;
– SHMANGNI parqet, hapësirat rekreative. Nuk është as dita për sheti, as momenti për mosbindje.
– MOS BINI PRE e lajmeve të rreme por merrni informacionet vetëm nga burimet e konfirmuara zyrtare;
Të gjithë të përgjegjshëm, të bindur ndaj masave mbrojtëse, ia dalim më shpejt e më lehtë, pa pasojë në asnjërin nga ne.Ne besojmë fuqishëm tek ju, kultura e vetëdija juaj, se me pak përpjekje, mbrojmë të gjithë!
Sinqerisht,
Agim Aliu
Kryetar i Komunës së Ferizajt