10,05,2024

Kryetarët e komunave kundërshtojnë projektligjin për Inspektimit Administariv, i cili cenon të drejtat bazë të administratës shtetërore në Kosovë

Must Read

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim Kryetarët e Komunave kanë diskutuar lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ, problemet e Komunave me zbatimin e Kontratës kolektive në Arsim dhe Shëndetësi, problemet me mos funksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues te Prokurimit, çështjen e Fondit Rezervë si dhe bashkëpunimin mes nivel lokal dhe atij qendror në Kosovë.

Takimin e hapi dhe e kryesoi Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti i cili informoj Kryetarët e Komunave se si pushtet lokal nuk kemi qenë as të njoftuar e as të përfshirë në procesin e hartimit të Projektligjit për Inspektim Administrativ. 

Kryetari Ahmeti shtoi se në këtë projektligj që prek administratën shtetërore në nivelin qendror dhe lokal ka dyfishim të institucioneve që mbulojnë këtë fushë por edhe interferim në gjashtë ligje ekzistuese si: Ligji për Zyrtarët Publik, Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligji për organizimin e punës në Zyre, Ligji për organizimin e Administratës Shtetërore, Ligji mbi Arkivat Shtetërore dhe Ligji për Vulat në Institucionet e Republikën e Kosovës

Poashtu në takim kanë diskutuar edhe Kryetarët e Komunave që ishin në këtë takim, e ku njëzëri u deklaruan kundër këtij Projektligji.

Kryetarët e Komunave në fund u dakorduan  me këto Konkluzione:

1. Kryetarët e Komunave kërkojnë të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ.

2. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon të jetë partner i Qeverisë së Kosovës gjatë procesit të hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore që prekin qeverisjen lokale.

3. Ky Projektligj ndërhyn edhe në ligjet tjera që janë në zbatim në Kosovë.

4. Vlerësohet se ky Projektligj po cenon funksionimin e demokracisë lokale në Kosovë.

5. Ky Projektligj në formën e tillë vlerësohet se ndërhyn edhe në sistemin gjyqësor e prokurorial si dhe shkel Parimet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

6. Ky Projektligj është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave te Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img